Site icon Telegrafi

Mbrëmë 24 persona në gjendje të alkoolizuar janë pranuar në Klinikën për Toksikologji në Shkup

Në Klinikën për Toksikologji në Shkup mbrëmë janë pranuar 24 pacientë, të cilët të gjithë kanë qenë në gjendje të alkoolizuar. Ata pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Gjithashtu janë hospitalizuar edhe tre përdorues të mjeteve piroteknike, prej të cilëve dy janë lëshuar në shtëpi, ndërsa një paciente është në kujdes mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në Qendrën Urgjente në Shkup gjatë natës së ndërrimit të viteve janë trajtuar rreth 60 pacientë, kryesisht të lënduar në aksidente, sulme fizike ose nga mjetet piroteknike, por nuk ka pasur lëndime serioze.

Ai tha se në krahasim me vitet tjera, këtë vit numri i pacientëve që kanë përdorur substanca psikoaktive ka shënuar rënie./Telegrafi/

Exit mobile version