Telegrafi

Mbrëmbje për të mos u harruar në “Duplex”, Ledri dhe Buta me performancë fantastike për Bajram

Foto: Duplex/Instagram

Dje (e premte), myslimanët anë e mbanë globit festuan festën e Fitër Bajramit.

Një festë e tillë u festua edhe në orët e vona të mbrëmjes në shumë prej diskotekave të njohura në vend.

Në “Duplex Premium”, në natën e mbrëmshme performuan reperët Ledri Vula dhe Buta.

Ata kanë dhuruar një performancë fantastike për të pranishmit, të cilët ishin të shumtë në numër.

Nga imazhet e hedhura në rrjetet sociale, vërehet se salla e “Duplex” ka qenë e tejmbushur me njerëz, të cilët kanë shijuar paraqitjen spektakolare të dy reperëve.

“Duplex” ka ofruar komoditetin dhe hapësirën e nevojshme që çdo person të argëtohet pafund duke pirë e vallëzuar për një natë të tërë. /Telegrafi/