Dje (e premte), myslimanët anë e mbanë globit festuan festën e Fitër Bajramit.
Një festë e tillë u festua edhe në orët e vona të mbrëmjes në shumë prej diskotekave të njohura në vend.
Në “Duplex Premium”, në natën e mbrëmshme performuan reperët Ledri Vula dhe Buta.
Ata kanë dhuruar një performancë fantastike për të pranishmit, të cilët ishin të shumtë në numër.
Nga imazhet e hedhura në rrjetet sociale, vërehet se salla e “Duplex” ka qenë e tejmbushur me njerëz, të cilët kanë shijuar paraqitjen spektakolare të dy reperëve.
“Duplex” ka ofruar komoditetin dhe hapësirën e nevojshme që çdo person të argëtohet pafund duke pirë e vallëzuar për një natë të tërë. /Telegrafi/