Telegrafi

MBPZHR: S’ka kufizime për rrushin përveç me Serbin e Bosnjën

Ministra e Bujqësisë thotë se nëpërmjet kontakteve me Shërbimin Doganor të Kosovës, deri me tani nuk është importuar asnjë kilogram rrush për industrinë përpunuese të verës në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë, rithekson propozimin e saj për zgjidhjen e problemit të vreshtarëve dhe krijimin e lehtësirave për bodrumet e verërave, përkatësisht propozimin që t’ua subvencionojë çdo litër të verës së prodhuar në vitin 2009-të me nga 0.04 euro, nëse ndërmarrjet përpunuese të verës do të merrnin të njëjtën sasi të rrushit sikurse gjatë vitit të kaluar.

MBPZHR-ja, pret që ndërmarrjet përpunuese të kthejnë një përgjigje zyrtare dhe brenda kornizës së propozuar të gjendet një zgjidhje në mes të prodhuesve të rrushit dhe ndërmarrjeve përpunuese të verës. /Telegrafi/