Telegrafi

MBPZHR, 5.2 milionë euro grante dhe subvencione në 2009

Në MBPZHR gjatë vitit 2009 janë bërë investime kapitale në lartësi prej më shumë se 3 milionë euro (duke mos e llogaritur AVUK-un që ka marrë pjesë me 2,5 milionë euro, po që tani është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ).

Po theksojmë me këtë rast se krahas këtyre investimeve kapitale, MBPZHR ka bërë investime edhe në subvencionim dhe grante për fermerët në shumë prej 5.2 milion euro dhe atë: për ngritjen e vreshtave, serrave, ndihmë në mekanizëm bujqësor, për agropërpunim, për përmirësimin e kushteve agromjedisore në fermat blegtorale (Pilot projekt në Prizren), projekti i subvencionimit të fermerëve që mbarështrojnë lopë qumështore, projekti i subvencionimit të fermerëve që mbarështrojnë dhenë e dhi, subvencionimi i korrje-shirjeve, projekti për subvencionimin e mbjelljeve vjeshtore etj.