Site icon Telegrafi

MBPU: Javën tjetër do të ketë masë për stabilizimin e tregut të kumbullave në Maqedoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave në fillim të kësaj jave do të dal me masë konkrete për stabilizimin e tregut të kumbullave, kumtuan sot pasdite MBPU-ja pas protestës së sotme të prodhuesve të kumbullave në Radovish, të cilët nuk janë të kënaur me çmimet e blerjes. Ata e bllokuan rrugën Radovish – Strumicë dhe kërkuan që të realizohet marrëveshja e djeshme me përfaqësuesin e Ministrisë, dhe kjo është, pjesë e kumbullave të shkojnë në shtije dhe një pjesë për përpunim industrial.

“masat t cilat do të ndërmerren, dje ishin bashkërisht të biseduara në Radovish mes ekipit të MBPU-së dhe prodhuesit e kumbullave. Nga takimi i djeshëm dolën propozime konkrete nga të dyja anët, të cilat MBPU-ja i rishqyrtoi, dhe si Ministri resori do të sjell masa që do të jenë në interes të përbashkët edhe për prodhuesit edhe për blerësit e kumbullave”, thuhet në kumtesën e MBPU-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria ju bëjnë thirrje bujqve që mos bien në informata politike të montuara dhe krijimin e një krize jo të vërtetë. Rikujtojnë se Qeveria përmes MBPU-së edhe në periudhën e kaluar në kohë reagonte dhe ndërmerrte masa për secilën kultruë bujqësore, ashtu siç këtë vit reagoi me domatet, ndërsa vitin e kaluar me shalqinjtë dhe pjeshkat.

Në pajtim me kërkesat për pagesa direkte për kumbulla për vitin 2018, të paraqitur janë 2.788 persona në një sipërfaqe prej 2.121 hektarëve. Nga programi për pagesa direkte për mirëmbajtjen e plantacioneve të kumbullës paguhet subvencion në lartësi prej 33.000 denarëve për hektar dhe 39.600 denarë për sipërfaqe prej një deri në pesë hektar.

Në Programin e sivjetshëm për përkrahje financiare në bujqësi, prodhuesit e kumbullave kanë mundësi të aplikojnë nga tre denarë për kilogram kumbulla të shitura për kapacitetet përpunuese./Telegrafi/

Exit mobile version