Site icon Telegrafi

MBPEU: Subvencione intervenuese prej katër denarësh për domatet

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të ndihmojë në zgjidhjen e blerjes së domates me subvencion intervenues prej katër denarë për një kilogramë domate të dorëzuara në kapacitetet e regjistruara përpunues.

Siç kumtoi Ministria, në këtë mënyrë subvencioni aktual shtesë për perime të dorëzuara në kapacitetet përpunuese prej tre denarë për kilogramë, prodhuesit e domateve të marrin gjithsej shtatë denarë subvencion për domate të dorëzuara në kapacitete e regjistruara përpunuese. Vendimi pritet të sillet javën e ardhshme në seancë të Qeverisë.

Vendimi i tillë do të vlejë për të gjithë bujqit të cilët do t’i dorëzojnë domatet në kapacitetet përpunuese deri më 15 korrik të këtij viti.

Sipas MBPEU, ky subvencionim intervenues prej katër denarësh për kilogram domate të dorëzuar në kapacitetet e regjistruara përpunuese do të mundësojë stabilizim të tregut të blerjes të domateve për këtë periudhë deri më 15.07.2018.

Nga MBPEU paralajmëruan se edhe në periudhën e ardhshme do ta ndjekin blerjen e domateve dhe do të veprojnë në vazhdimësi në pjesën e intervenimeve dhe zgjidhjen e problemeve në bujqësi, atëherë kur do të nevojitet. Ndërkohë theksojnë intesitivsht punojnë edhe në hapjen ne tregjeve të reja për prodhimet bujqësore të Maqedonisë, për të cilën që para disa muajve është dërguar shkresë deri te të gjithë zyrat konsullore dhe deri te ambasadorët të ndihmojnë në këtë./Telegrafi/

Exit mobile version