Site icon Telegrafi

MBPEU: Nuk ka pengesa në importin e prodhimeve bujqësore nga Shqipëria

Pas informatave në media se ka ngecje në importin me prodhimet bujqësore nga Shqipëria në Maqedoni, sot Ministria e Bujqësisë të Maqedonisë, njoftoi se nuk ka asnjë pengesë në import, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ministria informon se ministri Mihaill Cvetkov dhe sekretari shtetëror Besir Jashari kanë biseduar në telefon me ministrin e Bujqësisë nga Shqipëria, Edmond Panaritin me ç’rast është konstatuar se për momentin nuk ka asnjë pengesë, e as bllokim të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria në Maqedoni.

Prej atje theksojnë se importi zhvillohet rregullisht pas kryerjes së analizave të nevojshme fitosanitare.

Mediat e Shqipërisë transmetuan se autoritetet e Maqedonisë kanë ndaluar hyrjen e një sasie më të madhe perimesh me arsyetimin se duhen analiza fitosanitare. Gazetat transmetojnë edhe deklaratën e ministrit shqiptarë Panariti, sipas të cilit dje në kufi janë bllokuar dy kamionë me perime që arrinë vlerën e 25 mijë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version