Bashkëshortët e përkushtuar, ia kthyen frymën regjionit Minas Gerais të Brazilit të lënë djerrinë, që e mbollën dhe e kthyen në mal të dendur me drunj.
Fotoreporteri Sebastiao Ribeiro Salgado dhe gruaja tij Lelia, vendosën të mbjellin pemë rreth fermës së tyre të bagëtive, që të ketë ajër më të pastër, transmeton Telegrafi.
Tani 20 vite pas, hapësira prej afro shtatë mijë kilometrave katrorë, është një mal i dendur me drunjë, që Salgado e mbante në mend kur ishte fëmijë.
Ai ishte kthyer në vendlindjen e tij para 30 vitesh dhe nisi të merrej me fermën familjare, pasi që kishte dokumentuar gjenocidin në Ruandë.
“Toka ishte më e tmerrshme se unë, nuk ishte mbetur as pesë për qind e malit që e mbaja në mend” ka thënë Salgado.
Bashkë me bashkëshorten, Lelia në vitin 1998 e themeluan organizatën Instituto Terra, që të mbledhin fonde për këtë projekt gjigant.
Meqenëse u mbollën mbi dy milion drunjë, zona është kthyer në mal që tani është shtëpi e 172 llojeve të shpezëve, 33 gjitarëve të ndryshëm dhe 15 llojeve të reptilëve dhe amfibëve. /Telegrafi/