Site icon Telegrafi

Mbollën hashash, arrestohen shtatë shqiptarë në Angli

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Cleveland pasi kishin mbjellë drogë me vlerë një milion sterlina.

Sipas medieve britanike, bëhet me dije se policia ka konfiskuar si provë sasinë e drogës, dy automjete dhe 10 mijë sterlina para të gatshme.

Policia e zbuloi kanabisin në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham.

Shtatë të arrestuarit janë të moshës midis 24 dhe 36 vjeç dhe të gjithë janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.

Mbikëqyrësi Tariq Ali tha se ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi. /TCH/

Exit mobile version