Site icon Telegrafi

Mblidhet të premten Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është paditur në SPAK nga Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga presidenti se, “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale. /TCH/

Exit mobile version