Telegrafi

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare.

Kryesia do të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Ndërsa të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisin përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi mazhorancën për dështimin e mbledhjes për çka shtuan se nuk është e vetmja mbledhje që ka dështuar për shkak të mungesës së përfaqësuesve të mazhorancës.