Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 13:30, për zgjedhjet lokale.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se këto do të jenë pikat e rendit të ditës:
Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.39/2021.
Aktivitetet e SKQZ-së:
Aktivitetet e ZRPPC-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.
Shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.
Këshillat e KQZ-së:
Këshilli për Çështje Ligjore:
Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre.
Këshillit për Operacione Zgjedhore:
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Të ndryshme;
Ndryshe, të mërkurën është mbajtur takimi i parë jo formal me kryesuesin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Listës Serbe, ndërsa anëtarët e partive opozitare si PDK, LDK dhe AAK nuk kanë qenë të pranishëm në këtë takim. /Telegrafi/