Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në këtë komision që do të mblidhet në ora, 10:00 do të shqyrtohet raporti vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 si dhe raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverabalit i mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 22.09.2021;
Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020;
Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;
Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020;
Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
Të ndryshme.