Site icon Telegrafi

Mblidhet qeveria, në rend dite disa pika me ngarkesë buxhetore

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj do ta mbledhë sot kabinetin qeveritar, ndërsa pritet shqyrtimi i disa çështjeve dhe marrja e vendimeve.

Mbledhja do të mbahet nga ora 13:00.

Çështja e parë që do të shqyrtohet ka të bëjë me Draftin e Platformës Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë.

Një vendim tjetër ka të bëjë me kursimet dhe ndarjet buxhetore të organizatave buxhetore.

Po ashtu pritet të merret vendim edhe për shpronësimet e përhershme në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Energjisë”, raporton RTK. Një vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj.

Parcela të caktuara të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i kalojnë Komunës së Obiliqit.

Vendim pritet të merret edhe në lidhje me nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II.

Kabineti qeveritarë do të plotësojë edhe vendimin në lidhje me ngritjen e bustit të senatorit Robert Dole në Prishtinë.

Qeveria do të vendosë edhe rreth shpronësimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc, për segmentin Kijëve-Klinë-Zahaq, në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë si dhe po ashtu do të merret për ndarje buxhetore parashihet të ketë edhe për shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Exit mobile version