E plotësuar: Valmir Klaiqi, këshilltar për media i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Sipas tij, për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve, mbledhja është shtyrë për orën 22:00.
“Është mbajtur mbledhje e rregullt e Kryesisë se PDK. Ka qenë e planifikuar për ora 19, por është shtyrë për ora 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte e jo për nesër se disa te tjerë udhëtojnë”, ka thënë Klaiqi.
Kryesia e PDK-së është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme.
Edhe pse kjo nuk është bërë e ditur për media, mësohet se mbledhja ka nisur në orën 22:00.
Pjesë e kësaj mbledhjeje bëhet e ditur se është edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Po ashtu zyrtarët e PDK-së nuk kanë dhënë sqarime rreth temës së diskutimit.
Së fundi zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se Kosova tani më është në krizë, dhe se Albin Kurti si fitues në zgjedhje, ka përgjegjësinë e madhe për të formuar qeverisjen. /Telegrafi/