Telegrafi

Mblidhet në Tiranë Fondi Rajonal për Tregtinë e Jashtme në Ballkan

Tashmë një projekt i përbashkët ka iniciuar mes këtyre vendeve me qëllimin e rregullimit të këtyre raporteve.

I financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) është ndërmarrë një nismë për ngritjen e një rrjeti rajonal të konsulentëve, që ofrojnë shërbime për rritjen e eksporteve.

Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe po zbatohet në gjashtë vendet e përmendura më lart të Europës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Aktivitetet kryesore të projektit në fjalë, i cili do të startojë nesër në Tiranë, përfshijnë uorkshope dhe konferenca rajonale si dhe trajnime për tema specifike rreth eksporteve.