Këshilli i Alencës Veriatlantike (NATO), do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të biseduar rreth sulmeve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Asadit.
Zyrtari i NATO-s në deklaratën për AA tha se, Këshilli i NATO-s sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e saj në Bruksel dhe se aleatët do të diskutojnë në lidhje me sulmet ndaj regjimit të Assadit.
Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe SHBA-ve në këshill do t’i informojnë aleatët e tjerë në lidhje me sulmet ndaj Sirisë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri, të ndërmarrë nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.
Përmes një komunikatë dërguar mediave, Aleanca Veriatlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët.
NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike si një shkelje të qartë marrëveshjeve dhe rregullave ndërkombëtare.
“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore, dhe beson se është jetike që të mbrohet konventa për armët kimike. Ajo bën thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe efektive të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.
Këshilli i NATO-s do të mblidhet nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm të 29 shteteve anëtare. /Telegrafi/