E plotësuar: Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PDK-së, ndërsa burime të Telegrafit konfirmojnë se shumica e anëtarëve të KD-së së PDK-së janë pro rrëzimit të Qeverisë.
“99 për qind e anëtarëve të Këshillit drejtues janë pro rrëzimit të Qeverisë dhe shkuarjes në zgjedhje” tha për Telegrafin një burim brenda PDK-së.
Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
E plotësuar: Këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 8:00 të mëngjesit.
Anëtarët e Këshillit tashmë kanë filluar të mblidhen në selinë e tyre të partisë.
Ndryshe, kjo mbledhje po i paraprinë seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në ora 10:00, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. /Telegrafi/