Site icon Telegrafi

Mblidhet kryesia e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës është mbledhur sot, pa praninë e mediave mediave, me një ftesë të kryesisë së partisë.

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj partie, kanë bërë të ditur se anëtarët e kryesisë janë duke diskutuar dhe pritet të marrin vendim lidhur me qëndrimet e partisë për zhvillimet e fundit në vend si dhe për seancën e 1 shtatorit.

Për ndryshe, më 1 shtator, pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të dali në votim marrëveshja e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

KosovaPress mëson se PDK do të ketë edhe dy zhvillime në të cilat do të diskutojë për çështjen e demarkacionit. Kështu nga ora 15:00 do të mbahet mbledhja e grupit parlamentarë, ndërkohë sonte nga ora 18:00 do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë.

Exit mobile version