Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për pak minuta do të fillojë edhe mbledhjen e paralajmëruar për në orën 15:00.
Tashmë anëtarët e kryesisë së LDK-së kanë filluar të mblidhen.
Paralajmërimin për mbajtjen e kësaj mbledhje e ka bërë kryeministri në largim Isa Mustafa.
Vlen të theksojmë se LDK-ja ka filluar të mbajë mbledhje të vazhdueshme që nga dita e djeshme kur edhe u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë./Telegrafi/