Ka nisur të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Para fillimit të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tema e diskutimit në mbledhje do të jenë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje drejt arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje, transmeton Telegrafi.
LDK dhe LVV kanë zhvilluar disa takime deri tani, ku kanë harmonizuar shumicën e programit qeverisës, mirëpo këto dy parti politike kanë hasur në disa pengesa sa i përket ndarjes së posteve dhe përgjegjësive.
Së fundmi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që LDK-ja të kthehet në tryezën e bisedimeve për të gjetur alternativa për të arritur marrëveshjen për koalicion. /Telegrafi/