Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur pasditen e sotme.
Takimi i Kryesisë do të mbahet në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë, arsyet e takimit nuk janë bërë të ditura ndonëse jozyrtarisht Telegrafi ka mësuar së në takim do të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër.
Si kandidatë të mundshëm për kryeministër nga LDK është përmendur: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Kujtim Shala.
Kujtojmë se qeveria Hoti u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpall të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Kushtetuesja ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.
Osmani tashmë ka përfunduar takimet me krerët e partive politike dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është diskutuar për zgjedhje. U.d e presidentes ka bërë të ditur se zgjedhjet do të shpallen sapo aktgjykimi t’u dorëzohet palëve.
Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare janë shprehur të gatshëm edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa kanë thënë se fushata zgjedhore do të shkurtohet, ku sipas të gjitha gjasave, partitë politike do të kenë nga 7 deri në 10 ditë kohë për të bërë fushatë elektorale. /Telegrafi/