Kryesia e LDK-së është mbledhur në këto momente, por siç njoftojnë për të shqyrtuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe ultimatumi i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, subjekt ky me të cilin është në koalicion LDK.
Pacolli për RTK ka pohuar se është konstruktiv dhe nuk do ta bllokojë vendin, por do bëj hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik.
“Sot kam fol edhe me z. Mustafa, do të flas edhe me z. Kurti dhe kam thënë se brenda dhjetë ditëshit të parë ju duhet të merreni vesh dhe nëse ju dy nuk jeni të gatshëm me formua një qeveri unë nuk di çfarë kuptimi ka qëndrimi im aty”, ishte shprehur Pacolli.
Pacolli ka këshilluar që partitë e përfaqësuara në Kuvendin e ri të Kosovës të merren vesh për formimin e një qeverie të spektrit të gjerë. Kjo duhet të bëhet, sipas tij, që të kryhen punët urgjente të Kosovës.