Site icon Telegrafi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrton kërkesën për seancë të jashtëzakonshme rreth draft-marrëveshjes për dialogun

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 14:00.

Kryesia e Kuvendit në këtë mbledhje do të shqyrtojë kërkesën e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ma miratuar një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version