Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 14:30 për të shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga deputetët e opozitës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mos liberalizim të vizave.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. E Marte, 04.12.2018 14:30 në sallën C 301. Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave”, thuhet në njoftim.
Ndryshe grupi parlamentar i LDK-së dhe VV-së dorëzuan sot kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar për mos liberalizimin e vizave.
Ata kanë kërkuar që seanca të mbahet sot në orën 16:00. /Telegrafi/