Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit për media nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të fillojë në orën 11:00.
Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur mbahen edhe seancat e Kuvendit, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë. /Telegrafi/