Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të miratuar pikat që pritet të procedohen në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të fillojë në ora 10:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
Përgatitjet për seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.