Telegrafi

Mblidhet Komiteti për autostradën Merdar-Morinë

Këtë komitet e udhëheqë ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ku do të marrin pjesë ministrat e Ekonomisë e Financave Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar.

Ky takim ka të bëjë me projektin e Autostradës Merdar-Morinë, në të cilin takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore. /Telegrafi/