Site icon Telegrafi

Mblidhet Komisioni i Venedikut, diskutohen edhe çështje për Maqedoninë

Nesër do të mblidhet Komisioni i Venedikut, pranë Këshillit të Evropës, për të mbajtur Konferencën botërore të të Drejtës Kushtetuese.

Në rend dite ka shumë çështje kushtetuese të vendeve të Evropës Juglindore, ndër të cilat edhe nga Maqedonia.

Mirëpo, nuk ka të dhëna nëse do të shqyrtohet shkresa e Qeverisë së Maqedonisë për të vlerësuar nëse nenet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që tashmë nuk janë pjesë e zgjidhjes ligjore.

Ndër këto janë dygjuhësia në uniformat e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë.

Tashmë dihet se në komision do të diskutohet për çështje të mbrojtjes nga diskriminimi që kanë të bëjnë me Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale./Telegrafi/

Exit mobile version