Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhjen e rregullt.
Janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.
Rendi i plotë i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4 dhe 16.4.2019;
Shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-137 për ndryshimin e ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.04/L-058 dhe ligjin nr.04/L-122 si dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar;
Shqyrtimi i shkresës së Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës me emërtim SPAK dhe Sindikata e ish Policëve të Kosovës të viteve të 90-ta;
Shqyrtimi i shkresave të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me nenin 12 të Ligjit nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Të ndryshme.