Telegrafi

Mblidhet Komisioni i shumicës për hetimin e demonstratës

Kryetari i Komisionit, Eduard Halimi i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në komision dhe të angazhohet në të si një detyrim kushtetues dhe ligjor por mbi të gjitha “si shembull autokritike para shqiptarëve për gjëmën e madhe që u përpoq ti bënte popullit të vet më 21 janar”.

“Është një punë voluminoze”, tha Halimi, duke theksuar se komisioni do të duhet të hetojë kryerjen apo jo të detyrës shtetërore dhe faktorët nxitës apo pengues.

Sipas tij detyra është komplekse, ndërsa theksoi se Komisioni do të përballet me “retorikën revolucionare” që përhapet nga “autorët e grushtit të shtetit” që u përpoqën sipas tij të përmbysin institucionet shtetërore.

Ai tha gjithashtu se do të ketë një angazhim i qartë për transparencën e plotë të Komisionit dhe angazhimin e qartë dhe të plotë ndaj ligjit dhe kushtetutës. /Telegrafi/