Telegrafi

Mblidhet Ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog (Foto)

Pas takimit të ekipit negociator me krerët e shtetit të cilëve iu dorëzua platforma për dialog, ka nisur takimi i rregullt i këtij ekipi, i cili po mbahet në zyret e grupit parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim përpos bashkëkryesuesve të ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Blerim Shala këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Dukagjin Gorani nga PSD, Avni Arifi shefi i kabinetit të kryeministrit, si dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Lexo po ashtu Ahmeti: Të premten do ta dorëzojmë Platformën për dialogun

Më herët, pas takimit me krerët e shtetit, Shpend Ahmeti deklaroi se takimi i rregullt i ekipit negociator ka të bëjë lidhur me shqyrtimin edhe një herë të versionit të platformës për dialog, ku do të shohin se a janë të gjithë të pajtimit me këtë.

Ai ka bërë të ditur se në platformë nuk përfshihet çështja e ndryshimit të kufijve. /Telegrafi/