Telegrafi

Mblidhet AAK-ja, diskutohet për koalicionin me LDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mblidhet sot për të diskutuar rreth koalicionit qeverisës me LDK-në.

Një gjë të tillë e bëri të ditur mbrëmë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj në RTV Dukagjini.

Telegrafi mëson se mbledhja do mbahet në orën 12:00, ndërkaq prezent do të jetë vetë Haradinaj, nënkryetarët dhe deputetët e kësaj partie. Po ashtu përveç koalicionit me LDK-në Telegrafi mëson se temë diskutimi do të jetë edhe dialogu me Serbinë dhe zhvillimet tjera politike në vend.

Lexo po ashtu Haradinaj: Hoti dhe Hyseni po sillen me një vetëkënaqësi të tepruar

Haradinaj deklaroi mbrëmë se Hoti e koordinatori për dialog Skender Hyseni po sillen me vetkënaqësi të tepruar dhe se sjellja e tyre është rrezik për Kosovën.

“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha Haradinaj. /Telegrafi/