Site icon Telegrafi

Mblidhen turqit në Prishtinë dhe Prizren, përkrahin Erdoganin (Foto.Video)

Rreth orës një pas mesnate nga sheshi “Skënderbeu” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, janë dëgjuar thirrjte “Turkie” dhe “Erdogan”.

Koha.net ka komunikuar me disa prej tyre, që pas rrebeshit të shiut ishin futur nën mbulojat e lokaleve në sheshin “Nënë Tereza”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi

Arkan (35), që thoshte se është kosovar, por që shumë dekada i shpërngulur në Turqi, po qëndron në Kosovë në një vizitë turistike. Dhe ,pasi kishte parë pamjet se çka po ndodh në Turqi, spontanisht me të njohur të tij në Kosovë kishin vendosur të dilnin e të brohorisnin për Erdoganin dhe Turqinë.

Prizren

“Unë nuk e dua një shtet që udhëhiqet nga ushtria. Erdogani është demokratik ngaqë ka fituar votat. Duam Turqi demokratike, siç është”, tha ai për Koha.net.

Kurse disa të tjerë, që nuk deshën të identifikoheshin, por thanë se janë studentë në Kosovë, kanë thënë se përkrahin pushtetin e presidentin Recep Taip Erdogan dhe se janë kundër grusht shtetit.

Exit mobile version