Telegrafi

Përmes emisionit “Radar” në RTV Dukagjini, mblidhen paratë për operimin e nënës së dy fëmijëve, Artila Sada

U kërkuan 20 mijë euro ndihmë, për operimin e nënës së dy fëmijëve, Artila Kastrati Sada, të cilës i është komplikuar gjendja pas lindjes së fëmijës së dytë.

Kjo ndihmë është kërkuar përmes emisionit “Radar”, në RTV Dukagjini, e cila jo vetëm që është arritur por edhe i ka kaluar pritshmëritë e saj, në 40 mijë euro.

Kastrati Sada këtë gjë e ka konfirmuar përmes rrjetit social në Facebook, duke thënë se shuma e kërkuar për trajtimin e saj jashtë vendit tashmë është mbledhur.

Ajo përmes këtij statusi shpreh mirënjohjen për emisionin “Radar”, në RTV Duakgjini të Edita Dolit.

Falë jush, shuma e kërkuar për trajtimin tim jashtë vendit tashmë është mbledhur. Jam shumë e lumtur që njerëzit e vendit tim, në Kosovë e Diasporë më kanë zgjatur dorën në momentin tim më të vështirë. Me mundin e djersën tuaj, ju më falët JETË. Faleminderit pafundësisht Radar – Radio Dukagjini dhe Edita Doli Muhaxhiri përmes së cilës unë gjeta mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo në rrjetin social në Facebook.

Ndërkaq, pjesa e mbetur nga operacioni i Artilës, nga kontributi i dëgjueseve do të shkojnë për rastin tjetër në Radar të RTV Dukagjinit. /Telegrafi/

Emisioni: