Telegrafi

Mblidhen pako me ushqim e veshmbathje në komunat e Kosovës, niset konvoji i parë me ndihma për në Shqipëri

Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan, e Ferizaj, janë mbledhur pako me ushqim e veshmbathje për familjet e prekura nga tërmetet sot në Shqipëri.

Në Prishtinë tifo grupi “Plisat”, ka organizuar aksion për gumbullimin e gjërave të nevojshme si ushqim e veshmbathje ku gjatë ditës janë nisur për në Shqipëri.

Po ashtu në Mitrovicë tifo grupi “Torcida” në aksionin e organizuar ka grumbulluar disa pako me ggjëra të nevojshme.

Ndërsa në Gjilan, qytetarët kanë mbledhur në numër të madh pako me ushqim e veshmbathje ku do t’i dërgojnë në Shqipëri.



Po ashtu edhe përfaqësuesit e tifozerisë “Ujqit” nga Ferizaj kanë kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që të sjellin veshmbathje e ushqime që sadopak do të ndikonin në përballimin më të lehtë të gjithë kësaj situate.

Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje në një video të postuar në faqen e saj në Facebok, ka njoftuar se është nisur konvoji i parë me ndihma për qytetarët e prekur nga tërmetet në Shqipëri.