Telegrafi

Mblidhen paratë për të paguar gjobën e Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteinerit

Janë mbledhur paratë për të paguar gjobën e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichsteinerit.

Përmes “Crowdfunding” kishte nisur një fushatë “online” për të mbledhur fonde dhe për të paguar gjobat e tre lojtarëve të Zvicrës, të cilët u dënuan nga qeveria e futbollit botërorë FIFA.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën secili me nga dhjetëmijë franga zvicerane, ndërsa Lichtsteiner u gjobit me pesëmijë franga zvicerane.

Tashmë janë mbledhur mbi 25 mijë dollarë (25 mijë franga zvicerane), e cila gjë është e mjaftueshme për të paguar dënimin e treshes zvicerane.

Futbollistët u gjobitën nga organi qeverisës i futbollit botëror për gjestet e tyre të shqiponjës në fitoren 2-1 ndaj Serbisë të premten.

Lexo po ashtu Edhe në Shqipëri fillon iniciativa për grumbullimin e parave për Xhakën e Shaqirin, kampanjës i bashkohet edhe Edi Rama

Kritikët pohojnë se gjesti është një simbol nacionalist, i cili rrezikon të përkeqësojë tensionet në Ballkan midis serbëve të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërisë etnike.

Organizatorët kanë deklaruar se do të dhurojnë paratë e mbledhura në rast se Federata Zvicerane nuk pranon që të paguhen dënimet e lojtarëve. /Telegrafi/