Site icon Telegrafi

Mblidhen mbi 141 mijë euro për shërimin e Lumi Bordoniqit

Mbi 141 mijë euro është shuma që ka arritur të grumbullohet për Lumi Bordoniqin, i cili po përballet më sëmundjen agresive diagnoza “Ewing Sarcoma”.

Emisioni “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini ka dy ditë që ka filluar nismën për grumbullimin e parave për Lumin.

Të hënën shuma fillestare ishte 20 mijë euro ndërsa pasi kësaj iniciative ju bashkua edhe “Radar” me Edita Doli, shuma arriti në 141 mijë euro.

Pas marrjes së lajmit, babai i Lumit, Përparim Berdoniqi është shprehur i lumtur për këtë fakt.

“Faleminderit që ia japën edhe një shans Lumit për me jetu”, ka thënë ai.

“Deshëm të iu falënderojmë të gjithëve me atë kontribut që e dhatë, na keni bërë krenar edhe mua, edhe Lumin, edhe gjithë familjen time”, ka thënë babai i Lumit në një video për emisionin “Radar”.

Exit mobile version