Telegrafi

Mblidhen katër milionë dollarë për familjen e të vrarit në tubimin e Donald Trumpit

Në ueb-faqen GoFundMe janë mbledhur 4 milionë dollarë, për burrin që u vra gjatë sulmit  në tubimin e Donald Trumpit në Pensilvani.

E në mesin e donatorëve më të mëdhenj për këtë burrë janë dhënë nga Dana White dhe Kid Rock, transmeton Telegrafi.

Ky fondacion është organizuar nga Meredith O’Rourke, që gjithashtu financon fushatën e Trumpit dhe ka arritur të mbledhë para për të plagosurit dhe të vrasin në të shtënat e së shtunës në Butler, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ishin kërkuar 1 milion dollarë, por kjo shumë u tejkaluar për pak orë, duke mbledhur mbi 4 milionë dollarë nga më shumë se 54 mijë donatorë.

Bëhet fjalë për Corey Comperatore, që u vra dhe dy tjerë u plagosën rëndë në sulmin që kishte për objektiv ish-presidentin amerikan Trump që u godit me një plumb në veshin e djathtë.

Ai u godit me pushkë gjysmë-automatike AR-15 nga një 20-vjeçar i identifikuar si Thomas Matthew Crooks, i cili u neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Comperatore ishte zjarrfikës në Sarver të Pensilvanisë, i cili ka dy vajza dhe ishte mbështetës i Donald Trumpit. /Telegrafi/