Takimi në të cilin kryeministri Ramush Haradinaj do të marr pjesë nesër në Korçë, do të karakterizohet edhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë.
Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë e politikës, thonë se marrëveshjet e deritanishme nga takimet e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka qenë fort të zbatueshme.
Analistët thonë se shefat e qeverive shqiptare e kanë gojën plot premtime e se pak punë bëjnë.
”Është evidente se këto mbledhje më shumë kanë qenë një spektakël patriotik dhe një tendencë që të paraqitet një imazh i bukur kuqezi, se sa që kanë pasur ndonjë efekt konkret në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Artan Muhaxhiri. /Klan Kosova/