Maqedonia e Veriut do të jetë në ‘tryezën online’ të NATO-s ku do të bisedojë për gjendjen e coronavirusit.
Një gjë e tillë ndodh për herë të parë pas 70 viteve që nga themelimi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mbledhje do të mbahet me video që do të ketë siguri të lartë, njfton Telegrafi Maqedoni.
Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.
“Nga temat tjera do të përfshihet gjendja dhe angazhimet e NATO-s në Afganistan, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, por do të shqyrtohen edhe mundësitë për kontribut konkret në përmirësimin e gjendjes në Siri”, shprehen nga MPJ.
Vetëm 30 anëtare të NATO-s do të bisedojnë për luftimin kundër pandemisë.
Ndryshe, flamuri i maqedonisë të hënën i ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel./Telegrafi/