Site icon Telegrafi

Mbledhje urgjente e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, kryetari i Komunës, thërret mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 14.04.2016, dhe do të fillojë në orën 15:00.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

“Për mbledhje propozohet ky rend i ditës: Caktimi i komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale; Propozimvendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për bashkësi lokale; Propozimvendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për AKP-në”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version