Site icon Telegrafi

Mbledhje për paraqitje të punëtorëve sezonalë në turizëm dhe hotelieri

Përfaqësues të kompanive nga sektori turizëm dhe hotelieri nga rajoni jugperëndimor sot në Strugë do të bisedojnë për avancimin e modelit të paraqitjes së punëtorëve sezonalë në sigurimin e domosdoshëm social, me çka do të rritet siguria sociale e këtyre njerëzve dhe do të eliminohen pagesa e gjobave të larta për punëtorët e palajmëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja rajonale është organizuar nga OPM dhe qëllimi kryesor është shkëmbimi i mendimit dhe ideve për ndryshime dhe plotësime të rregullativave ligjore në fushatë, që janë në interes të punëdhënësve dhe sektorit të biznesit në RM.

Në mbledhje do të marrin pjesë kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov dhe kryetari i Asociacionit të hoteleve, restoranteve, kafeterive dhe autokampeve-HOTAM, Kërste Bllazhevski. /Telegrafi/

Exit mobile version