Site icon Telegrafi

Mbledhje komemorative për Astrit Deharin

Sot duke filluar nga ora 11:00 në Amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Astrit Deharit.

Sipas njoftimit për media, pjesëmarrës do të jenë familjarë të Astritit, stafi akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, përfaqësues nga Rektorati, si dhe kolegë të Astritit nga fakulteti.

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të paqarta në qendrën e paraburgimit në Prizren, ishte në vitin e gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë.

Ai bashkë me pesë aktivistë të tjerë të VV-së, mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij veti.

Exit mobile version