Trupi kombëtar bashkërendues për mbikëqyrjen e gjendjes me mosdiskriminimin dhe realizimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike të kësaj sfere, e ka mbajtur mbledhjen e parë.
Në cilësinë e bashkërendueses, ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska tha se në punën e këtij trupi do të merret parasysh mendimi i secilit dhe do të vlerësohet shumë, duke pritur që kritikat konstruktive të japin kontribut në përmirësimin e gjendjes.
Përndryshe, në këtë trup marrin pjesë 36 përfaqësues nga ministritë dhe institucionet tjera, organizata qytetare dhe ndërkombëtare, sindikata dhe institucione. /Telegrafi/