Telegrafi

Mbledhje e përbashkët e komunave të Dibrës dhe Peshkopisë

Këshillat komunal të Dibrës dhe Peshkopisë kanë realizuar takimin e parë të përbashkët ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy komunave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kreytari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, u shpreh për bashkëpunim më të thellë në ineres të zhvillimit të të dy rajoneve nga të dy anët e kufirit.

Makfaks bën të ditur se në takim është kërkuar që qeveritë në Tiranë dhe Shkup të mundësojnë më shumë projekte ndërkufitare për zhvillim më të shpejtë të të dy komunave fqinje. Kryetari i Peshkopisë, Muharem Rama, duke e përshëndetur takimin, deklaroi se duhet që të thellohet bashkëpunimi në të gjitha sferat e jetës.

Të dy palët theksuan se është i nevojshëm formimi i një vendkalimi të vetëm kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, të ndërtohet një terminal doganor në Bllatësi edhe shfrytëzimi i IPA fondeve për projekte të përbashkëta./Telegrafi/