Telegrafi

Mbledhje e KSHZ-së për zgjedhjet lokale të 15 tetorit

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të shqyrtohen disa vendime dhe raporte në lidhje me zgjedhjet lokale, të caktuara për 15 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite janë kërkesat për akreditim të mbikëqyrësve ndërkombëtarë, vendimi për shpalljen e përshkrimit të vend votimeve, vendimi për angazhim të trupit ndihmës, raporti për Listën zgjedhore pas kontrollit publik, shfuqizimi i vendimit për zgjedhje të operatorit ekonomik për shtypje të Listës zgjedhore dhe raporti për reklamet dhe billbordet si dhe zgjidhja e rastësishme për shpërndarjen e panove dhe billbordeve.

KSHZ, dje i ftoi ofruesit dhe partitë të marrin pjesë në tërheqjen në të cilën do të caktohen lokacionet e panove reklamuese dhe billbordeve në periudhën parazgjedhore./Telegrafi/