Site icon Telegrafi

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë vazhdon, ndryshime nuk ka

Mbledhja konstituive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë sot.

Der tani deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë kërkuar nga ata të LSDM-së që të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, LSDM-ja konsideron se nuk është duke u respektuar Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e OBRM-PDUKM-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës.

LSDM-ja kërkon që të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version