Site icon Telegrafi

Mbledhja e trupit koordinues për pajtim e mbyllur për publikun

Trupi kuvendar për pajtim dhe integrim sot me dyer të mbyllura filloi mbledhjen që duhet të jep mendim në lidhje me përmbajtjen e Ligjit për pajtim për ngjarjet e Kuvendit të 27 prillit të vitit të kaluar.

Trupin koordinues që e kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski dhe Emilija Aleksndrova nga grupi i pavarur, numëron 25 anëtarë ku është edhe kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve kuvendare me përjashtim të OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësues të deputetëve të pavarur dhe partive që nuk kanë grupe kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja është e mbyllur për publikun, por në të nuk marrin pjesë një pjesë e anëtarëve që mungojnë për shkak të obligimeve zyrtare.

Në opinion dolën informacionet se tashmë është përgatitur draft-amendamenti – Ligji për amnisti, por konfirmim zyrtar ende nuk ka./Telegrafi/

Exit mobile version